Çfarë shkruanin gazetat më 28 korrik 1998/ Shkëmbim zjarri me komandot serbe në 2 fshatra të Kukësit, ushtria e gatshme të mbrojë vendin

28 Korrik, 09:37 | Përditesimi: 28 Korrik, 11:51

Në shtypin e shkruar të datës 28 korrik 1998 pasqyrohej gjerësisht një ngjarje e rëndë e rregjistruar në kufi. Komandot serbe kishin hyrë gati 75 metra në territorin shqiptar dhe kishte pasur shkëmbim zjarri në dy fshatra në Kukës. Gazeta Shqiptare shkruan : “Luftë me serbët në dy fshatra të Kukësit” Ndërsa në ZP titulli për këtë ngjarje ishte ky : “ Serbët qëllojnë me mitralozë e mortaja”.

E.H/Shqiptarja.com