Çfarë shkruanin gazetat më 30 korrik 1997/ Ministri Ceka denoncon komplotin për kryengritje në veri, masakrohet për vdekje gazetari Ali Ukaj

30 Korrik, 09:27 | Përditesimi: 30 Korrik, 12:12

Në shtypin e shkruar të datës 30 korrik 1997-të pasqyrohej gjerësisht një denoncim i Ministrit të Brendshëm Neritan Ceka për një komplot për kryengritje në veri. Ai akuzon segmente të PD ndërsa opozita e cilëson si xhelat. Gazeta Shqiptare shkruan: “ Ceka: Kryengritje në Veri”. Ndërsa për të njëjtin argument titulli kryesor i Koha Jonë ishte ky: “ Veri: SHIK-u rebelohet”. Një tjetër ngjarje e rëndë që pasqyrohej gjerësisht ishte masakrimi për vdekje i gazetarit të Gazetës Shqiptare Ali Ukaj .

E.H/Shqiptarja.com