Shqipëria me rreth 4300 hektarë pemtore me mollë dhe një prodhim rreth 115,000 ton, këtë vit për arsye të kushteve atmosferike, mungesës së investimeve që mitigojnë riskun klimaterik, ka prodhuar jo më shumë se 50% të sasisë së përvitshme. Sot po importojmë mollë edhe nga Serbia me çmim 95 lek/kg, ndërkohë që çdo vit importohet rreth 10,000 ton mollë nga Italia. Çfarë duhet bërë për këtë situatë, është faji i fermerëve apo i politikave bujqësore? Flasim në studion e “Rreze Dielli” me ekspertin e agrobiznesit Ilir Pilku.
Ndër të tjetra, eksperti tha se molla fuji është më e kërkuara në tregun vendas dhe të huaj, por ky varietet është mbjellë në sasi të pakët, pasi tregun e mbizotëron molla star kinge. Ndaj fermerët duhet të orientohen me politika më të qarta për llojet e fidanëve që mbjellin e po ashtu në mbrojtjen e pemëtarisë me anë të rrjetave mbrojtëse kundër diellit dhe breshërit.