Në studion e “Rreze Dielli” flasim me ekspertin e punësimit, Erald Pashaj në lidhje me rritjen e pagave përgjatë vitit 2024 si dhe për profesionet të cilat do të jenë më të kërkuara dhe më të mirëpaguara. “Rritja e pagave do të vijojë, por ajo duhet të jetë e kujdesshme dhe graduale që mos të shkaktojë inflacion spekulativ, por të rrisë produktivitetin, cilësinë dhe aftësinë e punëdhënësve dhe punëmarrësve për të konkuruar në tregje më të gjera se Shqipëria” shprehet Pashaj.
Pashaj tregon pozicionet dhe profesionet të cilat pritet të jenë më të kërkuara përgjatë vitit 2024, aty ku tregu i punës ka sigurisht më nevojë duke filluar nga turizimi, ndërtimi, teknologjia e informacionit dhe specialistë në fusha të ndryshme, të cilat i analizojmë në studion e “Rreze Dielli”.