Çomlek me groshka
Përbërësit:
- 300 gr groshka
- 3 patate
- 1 qepë
- 2 karrota
- 3 lgj vaj ulliri
- Kripë, piper
- Bimë aromatike
Përgatitja:
Presim perimet në kubikë pasi i kemi larë. Ziejmë groshkat e njoma për 10 minuta. Ulim nxehtësinë e sobës dhe i lëmë të ziejnë për 15 minuta të tjera. Në një tigan me vaj ulliri kaurdisim qepën me pak kripë, më pas shtojmë karrotën dhe vazhdojmë kaurdisjen. Ndërkohë paralelisht patatet e prera në kubikë i kemi vendosur të ziejnë në ujë me pak kripë. Bashkojmë të gjithë përbërësit në një tenxhere që të lidhen dhe në fund rregullojmë shijen me erëza dhe bimë aromatike.