Çorbë me lulelakër dhe thjerrza nga zonja Vjollca

3 Mars, 10:32

Çorbë me lulelakër dhe thjerrza

Përbërësit:

1 lulelakër e vogël

1/2 gotë thjerrza jeshile

1 qepë

100 gr mish I grirë

1 filxhan kafeje pure domate

1 domate

1 patate

1 lugë çaji piper I kuq

500 ml ujë

kripë dhe piper të zi

pak vaj ulliri

Përgatitja:

Fillimisht shpëlajmë thjerrzat dhe I vendosim për të zjerë në temperaturë mesatare. për 30-40 minuta. Lulelakrën e presim në boçe të vogla dhe e shpëlajmë me ujë të bollshëm. Në një tenxhere ngrohim vajin dhe kaurdisim qepën sa të zbutet shtojmë mishin dhe vazhdojmë përzierjen deri sa mishi ndërron ngjyrë. Shtojmë domaten të qëruar nga lëkura dhe prerë në kubikë vazhdojmë përzierjen, purenë e domates, pataten të prerë në kubikë mesatar dhe 1 lugë caji piper të kuq ( sipas preferencave mund te shtoni dhe pak pikante, lulelakrën, shtojmë ujin sat ë mbulohen përbërësit dhe e lëmë të ziejë për 20 minuta. Kur patatja të ketë zjerë shtojmë dhe thjerrza të kulluara nga uji për të zjerë I përziejmë rregullojmë shijen me kripë, piper të zi I lëmë të ziejnë dhe për 5 minuta dhe gjithcka gati për servirje.

Programe të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha