Çorbë me mëlçi, miell misri dhe kos
Përbërësit:
- 300 gr mëlçi
- 3 lgj miell misri
- 2 lgj gjalpë
- 3-4 thelpinj hudhër
- 4-5 lgj kos
- Kripë, piper i zi, piper i kuq
Përgatitja:
Kaurdisim me pak gjalpë mëlçitë të prera në kubikë të vegjël. I spërkasim me kripë dhe piper të kuq dhe më pas shtojmë ujë aq sa të mbulohen mëlçitë dhe i lëmë të ziejnë. Në një tigan kaurdisim miellin e misrit me gjalpë derisa të marrë ngjyrë kafe. Më pas shtojmë pak nga lëngu i mëlçive, e trazojmë mirë salcën e krijuar dhe e hedhim tek mëlçitë. Rregullojmë shijen me kripë, piper të zi dhe hudhra të shtypura. Çorba duhet të jetë e trashë, por e derdhur. E shërbejmë të ngrohtë me nga një lugë kos në çdo pjatë.