Çorbë me thjerrëza të kuqe
Përbërësit:
- 1 gotë thjerrëza
- 1 qepë
- 1 lgj gjalpë
- 1 lgj vaj ulliri
- 1 lgj salcë domate
- 1 lgj salcë speci
- 1 lgj nenexhik i thatë
- 1 thelpi hudhër
- 1 lgj miell
- Kripë, piper i zi
- Piper i kuq
Përgatitja:
I lëmë thjerrëzat gjithë natën në ujë (si fasulet) dhe të nesërmen i kullojmë ujin. Në një tenxhere kaurdisim qepën e grirë imët me pak vaj ulliri. Shtojmë një thelpi hudhër dhe pak kripë për të ndihmuar zbutjen e qepës. Shtojmë më pas thjerrëzat e kulluara, salcën e domates, salcën e specit, kripën dhe piperin e zi. Shtojmë ujë në masë të përbërësve dhe i lëmë thjerrëzat të ziejnë.
Ndërkohë në një tenxhere tjetër kaurdisim pak miell me gjalpë. Pasi mielli ndryshon ngjyrë e shuajmë me pak ujë, shtojmë pak piper të kuq dhe e shtojmë masën tek çorba me thjerrëza. Rregullojmë shijen në fund me kripë dhe nenexhik të thatë dhe e servirim të ngrohtë.