Çorvë e Çamërisë, supë me mish nga zonja Albana

2 Qershor 2023, 12:06

Çorvë e Çamërisë

Përbërësit:

  • 500 gr mish viçi tul
  • 1 filxhan kafeje oriz
  • 3 lgj gjalpë të tretur
  • 2 lgj vaj ulliri
  • 2 të verdha veze
  • 1 kokërr limon
  • 1 tufë majdanoz
  • Kripë, piper i zi  

Përgatitja:

Fillimisht vendosim mishin në tenxhere të ziejë. Pasi të ketë marrë valë, heqim shkumën. Shtojmë kripën dhe e lemë të ziejë në zjarr të ngadaltë përreth 1 orë. E nxjerrim nga tenxherja mishin e zier tashmë, e lëmë të ftohet dhe e ndajmë në copa shumë të vogla. Më pas në tenxhere hedhim sërish mishin e copëtuar si dhe orizin e pastruar e larë më parë. I lëmë të ziejnë së bashku edhe për gjysmë ore. E heqim nga zjarri.

Në një enë porcelani hedhim të verdhat e vezëve, i rrahim mirë duke shtuar lëngun i një limoni. Hedhim më pas gjalpin e tretur në pak vaj ulliri dhe i përziejmë duke i rrahur fort. Shtojmë një lugë gjelle nga lëngu i supës që ka filluar të ftohet pakëz. Këtë masë e shtojmë në gatim dhe në fund rregullojmë shijen me majdanoz të grirë hollë dhe piper të zi sipas dëshirës.