Inxhinieria dhe inteligjenca artificiale ka evoluar, ka sjell mjaft të reja por dhe debate faktikisht siç është rasti i fundit i konceptit të strukturës së parë të mitrës artificiale në botë. Si është konceptuar të lindin fëmijët e së ardhmes? Në studion e “Rreze Dielli” diskutojmë me inxhinierin biomjekësor Ermand Mertenika, nëse këto inovacione hidhen për të qenë në qendër të vëmendjes dhe për të debatuar mbi inteligjencën artificiale apo një ditë do të praktikohen me të vërtetë. Si mund të realizohet ky inovacion? A është e mundur të krijohet fetusi në një mitër artificiale?
Me Mertenikan ndalemi dhe në atë që po diskutohet shumë kohëve të fundit mikroçipet që vendosen në tru… Me zhvillimin teknologjik pritet që shumë shpejt inteligjenca artificiale të zëvendësojë shumë profesione, por cilat do të jenë më të rrezikuara?