Deklaratat e Belerit për ‘helenizimin e Himarës’, Berisha e jusitifikon: Flet për pronësinë e tokës! Rama, antishqiptar, kujt ia shet patriotizmin?

12 Maj 2023, 13:10

Sali Berisha ka justifikuar deklaratat e Fredi Belerit që thoshte se do të helenizojë Himarën duke thënë se e ka për pronësinë e tokave të himariotëve që i takojnë atyre. Edhe këtë herë ka akuzuar Ramën se është antishqiptar.

“Nuk heq asnjë presje për gjërat që kam thënë por sic e dini, Himara është një komunitet i përzier. Në Himarë ka shqiptarë, grekë, veneciane e me origjina të ndryshme sic janë portet. Lidhur me problemin, antishqiptari më i madh i kohërave është Edi Rama dhe nuk mund të përdorë si gjethe fiku. Nëse lexoni me vëmendje deklaratën e Belerit, flet për pronësinë e tokës dhe Rama i referohet kësaj. Pronat të cilat u përkasin himariotëve të jenë të himariotëve. Beleri nuk mund të bëjë e cbëjë historinë. Himara mbetet bastion i shqiptarizmit, por ka 2 gjëra të pamohueshme. Ka një seri fshatrash bilinguale dhe vetë qyteti i Himarës ka qytetarë me origjina të ndryshme, shqiptare, greke e veneciane. Ky që bën bububume nga këto është antishqiptar nga koka te këmbët. Kujt ia shet ai patriotizmin?” – tha Berisha.

    No videos found.