Del nga spitali zhduket 31-vjecari Maradona Ibrahimi/Nena:Im bir nuk jeton dot pa ilaçe

28 Janar 2021, 18:46

Emisioni ''Pa gjurmë'' në Report Tv vijon ende kërkimet për Maradona Ibrahimin, që u zhduk më 1 gusht të vitit 2019, nga Ura e lumit në Gjirokastër. Per 19 vitesh emigrant në Greqi, jeta e tij mori një tjetër kthesë, kur ra ’pre’ e lëndëve narkotike bashkë me të edhe vajza që dashuroi. Maradona që mban emrin e një futbollisti të famshëm, u vlerësua me medalje në sportin e mundjes, por jeta që zgjodhi e ndau përgjithmonë edhe nga djali 6-vjecar, të cilin e braktisi. I riu sapo kishte dalë nga spitali dhe po kthehej në shtëpi, pasi kishte refuzuar të vazhdonte kurimin. Një muaj para se të humbte gjurmët, 31-vjecari pati shfaqur probleme të shëndetit mendor, si rezultat i përdorimit të lëndëve narkotike dhe kurohej në Tiranë.