Deputetët demokratë përplasje të ashpra në Kuvend! Baçi me tone të larta Alibeajt: I shërben Ramës

21 Dhjetor 2022, 16:37

Deputetët demokratë janë përplasur me tone të forta në Kuvend. Përplasja ka ardhur mes kreut të grupit parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeaj dhe deputeti Luan Baci ky i fundit mbështetës i Sali Berishës. Përplasja nisi për shkak se disa deputetë ato që janë pranë Sali Berishës janë jashtë grupit parlamentar të PD-së. Tensionet mes tyre për pak sa nuk agravuan në përplasje fizike. Luan Baçi akuzoi Alibeajn se i shpërben Ramës. Situatën mes tyre e qetësoi deputetja Dhurata Çupi.

  •