Dërgon letrën misterioze zhduket krutani/’Blini kostum dhe bëni gati shtëpinë’

27 Maj 2022, 18:52

Personi që shihni në këtë foto është Vladimir Miri, i cili humbi gjurmët nga Greqia në moshën 22-vjeçare. Për familjarët ikja e tij ishte e papritur. Edhe pse kishin prerë ditën e dasmës i riu nga Fushë-kruja e lë të fejuarin në Shqipëri dhe largohet drejt Greqisë. Në kohën kur familjarët nuk ndodheshin në shtëpi, Vladimiri drejtohet një vendi të shenjtë në Krujë ku la disa të holla dhe u nis për rrugë. Nuk njoftoi askënd për vendimin që kishte marr deri ditën kur pasi mbërriti në Selanik vë në dijeni familjarët duke u thënë se kishte filluar punë në një hotel, i cili ishte në pronësi të dy vëllezërve grekë. Qëllimi i emigrimit sipas Vladimirit ishte për të siguruar të ardhura të mjaftueshme për shpenzimet e dasmës, ndërsa ishte në prag të krijimit të një familje të re me vajzën nga Kukësi. Nuk kaloi shumë dhe ai dërgoi një telegram me emrin e tij në fund. Përmes kësaj letre ai i dërgonte të fala të fejuarës ku njoftonte familjarët se shumë shpejt do të vinte në Shqipëri bashkë me një nga pronarët e tij grek, ndaj ata duhet të përgatiteshin që për dasmën që do të bëhej të ishte gati cdo gjë. Që nga ai moment ditët kaluan shpejt edhe shtatori kur ai duhej të bëhej dhëndër erdhi, por Vladimiri nuk u shfaq në derën e shtëpisë, duke humbur gjurmët përgjithnjë. Fotot e fundit të tij u shkrepën në Selanik, aty ku edhe humbi gjurmët. Përveç zhdukjes së birit që la pas dhembje prindërit e tij prishën fejesën, ndërsa u kërcënuan me jetë nga njerëzit e nuses. Prej vitesh i humbur, çdo datëlindje e Vladimirit kalohet në heshtje, ku e vetmja një lutje që bëjnë familjarët është lutja për kthimin e djalit në shtëpi. Dera e shtëpisë rri hapur gjithnjë.