Dëshmi tronditëse për kërcimtaren e zhdukur/’U pa në 3 të natës, Xhenin e kanë …”

16 Qershor 2022, 18:45

Për emisionin ‘ Pa Gjurmë’ flet dhe e bija e Konxhe Ramazanit, ndërsa rrëfen mes lotësh si u nda me nënën mbrëmjen e 19 majit dhe mesazhi i fundit që ajo i dërgoi.

“Atë natë, si zakonisht, nëna u nis për në punë, pasi ajo punonte vetëm natën. E prita deri të nesërmen në mëngjes, por ajo nuk erdhi. I shkruajta më datë 20 maj, në “snapchat” por nuk me ktheu përgjigje. Pasi kaluan më shumë se 24-orë nga largimi i saj më mbërrin një mesazh nga mami, sikur ndodhej në Itali dhe unë duhet të telefonoja gjyshen qe ajo të vinte të na merrte. Nisa të dyshoja dhe u trondita. E kuptova që nuk ishte nëna ime, pasi ajo nuk shkruante në atë mënyrë. Nisa të qaja dhe e fajësoja që na braktisi, por e kuptova që nuk ishte ajo, por dikush tjetër përdorte telefonin e saj- u shpreh e bija