Diaspora/ Edhe sot nuk mbërriti asnjë votë në Shqipëri, vijojnë problemet në Greqi! Sot afati i fundit për ata që jetojnë në ishujt grekë

6 Maj 2025, 12:28 | Përditesimi: 6 Maj 2025, 12:28

Edhe këtë të martë asnjë zarf me votat e emigrantëve nuk ka mbërritur në Shqipëri. Një ditë më parë, kompania postare DHL u arsyetua me faktin se ishin mbledhur pak vota për të nisur avionin.

Në total, 22 mijë votues nga e gjithë diaspora nuk kanë marrë zarfet me fletët e votimit, 11 mijë prej të cilëve për shkak se nuk kanë shënuar adresat e sakta. 80 mijë votues e kanë marrë zarfin, por s’i kanë kthyer.

Në Greqi janë raportuar edhe problematikat më të mëdha.  Në total, deri më tani kanë mbërritur 144 783 zarfe në KQZ. Nga Greqia vetëm 23 640 zarfe kanë mbërritur nga 68 380 të dërguara në total. 

E.H/Shqiptarja.com