Dinastia ‘Mema’, 5 breza që kanë kontribuar në klubin ‘ Tirona’

1 Tetor 2020, 12:19

Sulejman Mema, ish-lojtar i Tiranes, foli edhe për familjen e tij, ‘Dinastinë Mema’, një familje me kontribute të mëdha në fushën e sportit, e cila e nisi rrugëtimin e saj në fushën e sportit me Haxhi Memën dhe më pas vëllezërit: Beqir, Osman dhe Ali si dhe fëmijët e tyre Sulejman e Ardi Mema.

‘’ Im atë ka filluar me Tiranën, luajti me Partizanin disa vite, u kthyer prap tek Tirana, vazhdoi rrugën e trajnerit po tek Tirana. Osmani dhe Aliu që të dy ishin me Tiranën, por me shërbimin ushtarak Osmani e dërgoi tek Partizani ku fitoi edhe tre tituj,fitoj edhe me Tiranën po kështu edhe Aliu që për mua është nga 5 brezat, ai që ka pas vlera të jashtëzakonshme si sportive dhe njerëzore, po ashtu edhe unë me kontribut pak më të vogël se kto tjerët….Po ti numërosh të gjitha trofet që kanë fituar këto që përmenda Haxhiu, Osmani, Aliu, unë dhe Ardiani janë shumë, janë rreth 24 vetëm kampionate të fituara nga një emër...’’ tha Sulejman Mema, për kontributin e familjes së tij në skuadrën e ‘Tironës’.