Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 23 Nëntor 2026, Receta/ Horoskopi javor/ Përdorimi i Aloe Vera në shëndet dhe estetikë

23 Nëntor, 16:14 | Përditesimi: 23 Nëntor, 16:14

Zonja Mirela solli dy receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Fasule pllaqi në tavë balte / Djathë i ziem, recetë autoktone e Malësisë së Madhe.

Çfarë do të sjellë kjo javë e fundit e nëntorit për secilën shenjë të zodiakut? A do të jetë një periudhë e favorshme për dashurinë, karrierën dhe financat? Cilat shenja do të përfitojnë nga mbështetja e yjeve dhe cilat duhet të tregojnë më shumë kujdes në vendimet e tyre? Si do të ndikojë Hëna e plotë dhe lëvizjet e planeteve në energjinë, marrëdhëniet dhe planet tona gjatë ditëve në vijim? Astrologia Denisa Shyle, në "Rreze Dielli" na jep një panoramë të qartë të ndikimit planetar për këtë javë, për secilën shenjë të zodiakut.

Sot në “Bima dhe Shëndeti” do të ndalemi te një bimë e veçantë, e njohur dhe e vlerësuar prej shekujsh për vetitë e saj: Aloe Vera. Një bimë që natyra na e ka dhuruar si një aleate të bukurisë dhe kujdesit për trupin. Për të zbuluar më shumë mbi përfitimet e saj, mënyrat e përdorimit për shëndetin e përgjithshëm dhe kujdesin estetik, flasim me specialistin e bimëve mjekësore, Ylli Merja, për mënyrën se si mund ta përdorim Aloe Verën në përditshmërinë tonë, çfarë duhet të kemi parasysh gjatë përdorimit të saj dhe, sigurisht, do të përgatisim disa receta interesante, duke e kombinuar me bimë të tjera të mrekullueshme që na ka falur natyra.

MC/Shqiptarja.com