Disa këshilla se si të ndryshojmë shtëpinë me pak para

9 Korrik 2020, 12:04

Të gjithë kemi dëshirë që të bëjmë ndryshime herë pas here në shtëpinë tonë, mirëpo jo gjithmonë kemi mundësi të shpenzojmë për këtë. Megjithatë sipas arkitektes Agisa Xhemalaj, e cila në një intervistë në ‘’ Rreze Dielli’’ tregoi disa mënyra se si ti bëjmë ndryshimet me pak para në shtëpi. Ajo thotë se janë disa detajet, si mënyra e lyerjes, ngjyrat e përzgjedhura, apo disa sende si tapeti, që bëjnë ndryshime të dukshme në shtëpinë tonë, dhe këto mund ti bëjmë herë pas here duke mos shpenzuar shumë.