Dita e Verës, intervistë me Oriela Nebijaj në balonë mbi Elbasan

18 Mars 2019, 11:10

Në familjen e saj vajzat janë me shumicë. Dy mbesa dhe dy motra, dashuria për të cilat i jep mjaft fantazi se si të kalojë moment argëtuese, kur përditshmëria shpesh të rrëmben në mesin e halleve, që sic thotë Ori, nuk mbarojnë asnjëherë.Në një rrëfim ndryshe për Report Tv, moderatorja e njohur Oriela Nebijaj, ishte pjesë e emisionit “Rreze Dielli”, që këtë ditë verë, intervistën e zhvendosi nga studio, në ‘qiell të hapur’. Oriela nuk është nga ato vajza që i trembet sfidave dhe aventurave. Kur e njoftuam se intervista do të bëhej në balonë, nuk hezitoi të thoshte: Po.Fluturuam mbi qytetin e Elbasanit, në Ditën e Verës, ku gjen rrënjë tradita  e festës.

Këto festa i duhen shumë shqiptarëve – thotë Ori siç të gjithë e thërrasin - dhe ky është momenti kur duhet të heqim dorë nga problemet e të kalojmë më shumë kohë me familjen dhe të afërmit.