Divorcohet me gruan në Ceki duke shkëputur lidhjet me të birin, në kushtet e depresionit zhduket Sajmir Shijaku

28 Prill 2021, 14:48

Sajmir Shijaku është 51-vjecari nga Tirana i cili doli nga shtëpia mëngjesin e datës 27 shkurt të këtij viti, por që nga ai moment nuk dihet asgjë më për fatin e tij. Edhe këtë të shtunë në emisionin ’Pa Gjurmë’, në Report TV kërkuam ndihmë për gjetjen e një tjetër të humburi. Sajmir Shijaku 51-vjeçari u zhduk nga shtëpia në zonën e Astirit në kryeqytet, më 27 shkurt të këtij viti, ndërsa jetonte me vëllanë dhe me babanë e tij, Shefqetin. Ky i fundit nuk ka reshtur cdo ditë duke kërkuar me shpresën për të mësuar dicka në lidhje me fatin e të birit. Ai shprehet se për Sajmirin nuk ishte hera e parë që largohej nga shtëpia për shkak të probleme të theksuara psikologjike që kishte shfaqur para afro 10 vitesh. 2 ditë pas zhdukjes, familjarët zbuluan gjurmë të 51-vjecarit pasi më datë 1 mars Bledari kishte tërhequr kempin. Sajmir Shijaku është babai i një djali 12-vjeçar, i cili jeton me nënën e tij në Ceki, pas divorcit të prindërve. Pas pothuaj 20 vite qëndrimi jashtë vendit, 51-vjeçari kthehet përfundimisht në Shqipëri në vitin 2010. Divorci dhe largësia me të birin ndikuan në gjendjen emocionale të Sajmirit, i cili pas kësaj shfaqi edhe probleme të theksuara psikologjike. Shpresa e vetme e babait për të mësuar për fatin e të birit ka mbetur emisioni 'Pa Gjurmë'