Djathë fultereje (tigani)
Përbërësit:
- Djathë i bardhë
- 1 lgj mazë
- 1 lgj gjalpë
Përgatitja:
Vendosim në një tigan gjalpin që të tretet. Thërrmojmë djathin e bardhë, shtojmë mazën dhe e kaurdisim. Me djathin e kaurdisur mund të shoqërojmë gatime të ndryshme sipas dëshirës.