Djathë nape nga zonja Albana

10 Nëntor, 11:36 | Përditesimi: 10 Nëntor, 11:36

Djathë nape

Përbërësit:

  • 400 gr kos të trashë
  • 1 lugë e vogël kripë
  • 3 litra qumësht
  • 2 vezë
  • 1/2 lugë kafeje piper
  • (Opsionale: erëza të tjera si trumzë, rigon, spec i kuq)

Përgatitja:

Në një enë qelqi hedhim qumështin, vendosim tek gryka një napë dhe hedhim dy vezë duke e shtrydhur napën mirë te kavanozi i qelqit. Shtojmë kosin me erëzat dhe kripën duke i përzier mirë. Kavanozin e ziejmë në një tenxhere të mbushur me ujë dhe ku poshtë kemi vendosur një pecetë pambuku. E lëmë të ziejë për 45 minuta. E kullojmë në një sitë duke i vendosur një peshë derisa të kullojë hirra.

MC/Shqiptarja.com