‘Do të vras, prindërve do t’u them u mbyt’/Burri e kishte denoncuar si të zhdukur,shokon 33 vjecarja

4 Maj 2021, 18:56

#pagjurme #odetadume #reportTV Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni çdo të hënë, të martë, të premte në orën 16:55 dhe çdo të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv Flogerta Kolani 33-vjeçarja nga Durrësi, e cila gjendet në udhëkryq i drejtohet emisionit ’Pa Gjurmë’, në Report TV këtë të martë, jo vetëm për të rrëfyer historinë e jetës, por edhe për të gjetur drejtësinë e munguar në ece-jaket e dyerve të gjykatave. 33-vjecarja ishte dy muajshe shtatzënë me fëmijën e saj të tretë, kur vendosi t’i jepte fund një martese të vështirë, mes dhunës së vazhdueshme nga xhelozia. 33-vjeçarja shokon kur tregon kërcënimin me jëtë nga ish-bashkëshorti i alkoolizuar, i cili vuri dorë edhe mbi fëmijët. Ajo punonte për të ushqyer familjen, ndërsa ai njoftonte policinë duke e denoncuar si të humbur. ’U dhunova në 13 vite martesë. Ai ishte një person i alkoolizuar që vuri dorë edhe mbi fëmijët. Nuk e harroj momentin kur djali më telefonoi dhe më tha: ’’Mmai hajde, se babi po na mbyt’’. Ai njeri çfarë nuk më ka bërë në këtë jetë. ’’Do të var gurin në qafe dhe do të hedh në det’’-me thoshte cdo natë,- ’’Se prindërve të tu do t’u them u mbyt’’. Unë shkoja në punë për të siguruar ushqimin e fëmijëve, ndërsa ai njoftonte policinë duke më denoncuar sit ë humbur. Jeta ime ka qenë një tmerr me të.... 33-vjecarja nuk donte t’i jepte fund martesës, për hir të tre fëmijëve. Ajo tentoi të bënte bashkëshortin praktikant të një feje, si e vetmja shpresë për ta ndryshuar. ’Iu futëm edhe fesë me ish-bashkëshortin, por nuk ndryshoi asgjë. Më në fund mora vendimin për t’u ndarë dhe nuk dëgjova fjalët e askujt. Kisha mbetur shtatzënë me fëmijën e tretë, por nga xhelozia ai gjithmonë dyshonte se fëmijët nuk ishin të ti/’. Me ndarjen e çiftit, pas 13 vitesh martesë, secili vazhduan jetën e tyre, ndërsa sot Flogerta jeton në qytetin e Durrësit me një tjetër person, me të cilin ka sjellë në jetë fëmijën e saj të katërt, por problemet nuk morën fund. ’Ndërsa isha në proces divorci, unë mbeta shtatzënë me partnerin e ri. Vajza e vogël, u regjistrua në trungun e ish-bashkëshortit. Sot unë me partnerin e rip o hasim probleme, pasi nuk marrim dot atësinë dhe mbiemrin e babait biologjik të saj. I jam futur një procedure ligjore, që nuk po e kuptoj pse po zvarritet. Është absurde, që vajza ime të mbaj atësinë e ish-bashkëshortit’. Sikur të mos mjaftonin peripecitë e jetës së saj, një tjetër problem është shfaqur. Vajza e madhe nga martesa e parë prej një muaji nëna nuk ka kontakte me të. 11-vjeçarja la shkollën dhe udhëtoi nga Durrësi për t’u rikthyer tek shtëpia e babait në Kashar, pa njoftuar askënd. E mitura nuk pranon të takohet me nënën, e cila e ka në kujdestari me vendim Gjykate, ndërsa pohon se dëshiron të qëndrojë me babain. ’Nuk kemi zbuluar asgjë si përfundoi vajza në Kashar. Ajo u largua drejt babait të saj. Fillimisht i ati e mohoi se ishte tek shtëpia e tij, më pas tregoi. Unë vura në alarm shkollën, madje shkova deri në polici. Kur ata hapën kameran, vajza nuk kishte shkuar në shkollë. Kur mora ish-bashkëshortin, ai nisi të më shaj siç bënte gjithnjë. Vajza më pohoi se një grua e panjohur e ka ndihmuar të shkonte tek i ati. Nuk e di pse vajza nuk kthehet tek unë. Ishim në polici kur kërkova ta merrja, por ime bijë u shpreh se donte të rrinte tek babai i saj’.