Doli nga shtëpia dhe iu fsheh bashkëshortit, zhduket Lirie Manjani nga Siri Kodra në Tiranë

3 Maj 2021, 17:59

#pagjurme #odetadume #reportTV Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni çdo të hënë, të martë, të premte në orën 16:55 dhe çdo të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv 55-vjecarja nga Tirana, Lirie Manjani rezulton e humbur, që prej mesditës së 2 majit. Të shqetësuar edhe për shkak të shëndetit të saj, pasi prej 17 vitesh vuan nga skleroza, familjarët iu drejtuan këtë të hënë për ndihmë emisionit 'Pa Gjurmë' në Report TV. 24 orë nga humbja e nënës së 5 fëmijëve, bashkëshorti Sakip Manjani nga studio e programit foli për komunikimin e fundit që pati me bashkëshorten pak minuta para se ajo t'i zhdukej nga sytë rreth orës 12:00. Prej dy vitesh, familja Manjani jetojnë në rrugën 'Siri Kodra' në Tiranë, pasi u shprëngulën nga Dibra. Për Lirien është e hera e dytë që largohet nga shtëpia, pasi 2 muaj më parë 55-vjecarja u arrit të kthehej në shtëpi nga policia. Menjëherë pasi Liria humbi gjurmët familjarët nisën menjëherë kërkimet, pasi ishte parë nga fqinjët duke u fshehur nga pas banesës. Nëna e 5 djemve ditën që u largua kishte të veshur një palë këpucë të zeza, tuta të zeza dhe një triko me motive. 'Dje ishim duke bërë drekën. Më tha do dal pak jashtë, por pak minuta më pas kur unë e thërrita nuk u përgjigj më. Fqinjët më thanë, që sapo kishte dalë nga dera ishte fshehur pas shtëpisë, por ajo u fsheh nga unë. Shapkat i kishte lënë në rrugë dhe kishte veshur këpucë të zeza. Kam bërë denoncimin në polici, pasi nuk është hera e parë që largohet nga shtëpia. Liria ka 17 vite që vuan nga skleroza, nëse e le vetëm ajo se di ku shkon. Flokët i ka të shkurtra dhe të zeza. Kam kërkuar në spitale e kudo por deri tani nuk kam mësuar asgjë. Pak para se të dilte nga shtëpia ishte mirë, madje pimë edhe kafen bashkë. Unë e ruaja gjithmonë, por atë ditë nuk më dha asnjë shenjë, se nuk do e kisha lënë të dilte. E uroj uroj që të jetë gjallë. Mban gjithmonë një shall me vete, madje edhe kur fle gjumë. Pas rrëfimit dhe apelit që bashkëshorti i 55-vjecares bëri nga studio e emisionit 'Pa Gjurmë', menjëherë mbërritën informacionet e para, se një grua e ngjashme me Lirie Manjanin ishte parë në disa zona të ndryshme në kryeqytet. Detajin e shallit, që mban me vete 55-vjeçarja e pohoi edhe një qytetare, e cila dyshon ta ketë parë një ditë më parë, rreth orës 11 të mbrëmjes tek Zogu i Zi. 'Unë jam e sigurt se këtë zonjë e kam parë mbrëmjen e djeshme, rreth orës 11 pranë Zogut të Zi. Më bëri shumë përshtypje, pasi në kokë mbante një shall dhe qeshte me vete'-u shpreh dëshmitarja