Dollma me lakër plot shije nga amvisa Dhurata Dino

28 Tetor, 11:43

Dollma me lakër

Përbërësit:

  • 1 lakër mesatare
  • 500 gr mish viçi i grirë
  • 1 qepë
  • 1 tufë koper
  • 200 gr oriz
  • Vaj ulliri
  • Kripë, piper

Për lëngun:

  • 1 limon
  • 1 lugë niseshte
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Ziejmë lakrën me pak kripë dhe ujë, e ndajmë fleta-fleta dhe e kemi gati për mbështjelljen e dollmave. Nisim me përgatitjen e mbushjes duke trazuar mishin e grirë me qepën e grirë imët, koper, oriz, kripë, piper dhe pak vaj ulliri. Me këtë masë mbushim gjethet e lakrës duke i mbështjellë sipas formës që duam. I vendosim dollmat në një tenxhere, i hedhim pak ujë, kripë, piper dhe vaj dhe i lëmë që të ziejnë për rreth 30 minuta në zjarr të avashtë. Pasi dollmat janë zier kullojmë lëngun dhe e presim me një vezë dhe lëng limoni ose me pak lëng limoni dhe pak niseshte dhe servirim dollmat.