Domate të mbushura me një shije speciale nga zonja Albana

4 Nëntor, 11:32 | Përditesimi: 4 Nëntor, 11:32

Domate të mbushura

Përbërësit:

  • 1 kg domate
  • 300 gr kërpudha
  • 100 gr ullinj
  • 3 speca
  • 200 gr oriz
  • 2-3 thelpinj hudhër
  • Vaj ulliri
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Vendosim orizin pasi e kemi larë të ziejë për 10 minuta. Ndërkohë pastrojmë pjesën e brendshme të domateve duke i përgatitur për mbushje. Kaurdisim specat dhe kërpudhat të prera në rrathë për 5 minuta me pak vaj. Shtojmë hudhrat e prera, pjesën e brendshme të domateve dhe orizin gjysmë të zier. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe në fund shtojmë ullinjtë e prerë në copa të vogla, majdanozin e grirë hollë dhe pak vaj ulliri. Me këtë masë mbushim domatet duke vendosur si kapak nga një fetë kërpudhe. Pjesën e mbetur të mbushjes e shpërndajmë në tavë duke e spërkatur me pak vaj ulliri. E vendosim tavën në furrë të nxehtë në temperaturën 200°C për 15 minuta.

MC/Shqiptarja.com