Doreada dhe Natasha Mio, nënë e bijë rrëfejnë copëza festimesh ndër vite në familjen e tyre

25 Dhjetor, 12:52

Këngët, ngjyrat, dritat na sjellin shumë pranë mesazhit dhe kuptimit të Krishtlindjes... Në studion e “Rreze Dielli” ndajmë një bisedë të ngrohtë me dy mikesha të emisionit tonë, Doreada Mio dhe Natasha Mio. Nënë e bijë në një rrëfim tepër të veçantë të marrëdhënies së tyre, një familje e mbushur plot dashuri dhe harmoni. Cilat janë ritualet më të rëndësishme të kësaj dite, nga shkëmbimi i dhuratave tek gatimet tradicionale dhe mesazhet e mirësisë. Zonja Natasha kujton me nostalgji si festoheshin dikur festat në familjen e tyre, nga tryezat vërtetë jo shumë të pasura, por të mbushura me gëzim e lumturi. Ndërsa Doreada ndalet në festimet e vitit të fundit duke na treguar dhe menunë e saj speciale të tryezës festive, pa e fshehur pasionin e saj të madh të gatimit dhe shijes së mirë.