Dosja K-Haviz Ibrahim Dalliu, eruditi i rrallë që vdiq nën tortura

12 Shtator 2022, 21:26 | Përditesimi i fundit: 2022-09-13 07:07:35

Haviz Ibrahim Dalliu, eruditi i rrallë që vdiq nën tortura Jeta e Hafiz Ibrahim Dalliut do i ngjante rrjedhës së një lumi të rrëmbyer mbushur plot ngjarje që formësuan karakterin e tij dhe gdhendën imazhin e një eruditi të rrallë dhe të një patrioti të vyer të kombit tonë. Siç qe gjithë rrjedha e jetës, ashtu e rrëmbyer dhe e hidhur, do të ishte edhe finalja e jetës së tij, pasi në moshën të thyer Hafiz Ibrahim Dalliu do të përballej me regjimin komunist e do të humbte jetën nën tortura në qelitë e errëta të sigurimit të shtetit.