Dosjet në Spak që po trondisin politikën (27 janar 2023)

28 Janar 2023, 06:52 | Përditesimi i fundit: 2023-01-28 06:53:56

Ish Kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj ka folur për kallëzimin e bërë nga ministri Ulsi Manja në SPAK për 21 janarin e 2011-tës ku mbetën të vdekur katër protestues. E ftuar në studion e emisionit ‘Pa Protokoll’  me gazetaren Anduela Ndreu në Report TV, ajo tha se cilido politikan apo kushdo person tjetër që ka dijeni se urdhrin për të shtënë drejt protestuesve e ka dhënë ish kryeministri, Sali Berisha apo ish kryedemokrati Lulzim Basha asokohe ministër i Brendshëm, duhet të shkojë të dëshmojë në prokurori.