‘Drejtësia, ende larg asaj që i duhet Shqipërisë për në BE’, Rama: Asnjë ndryshim në legjislacion pa miratimin e KE

11 Shtator, 11:41 | Përditesimi: 11 Shtator, 11:41

Kryeministri Edi Rama tha se ndonëse janë bërë hapa përpara, është i vetëdijshëm që drejtësia që kemi është ende larg asaj që i duhet vendit për në BE. Nga Asambleja e PS-së, ku pritet të shpallë qeverinë e re, Rama tha se asnjë ndryshim në legjislacion për drejtësinë, nuk do të bëhet pa marrë "vulën" dhe miratimin e KE-së. 

Kreu i qeverisë tha se duhet durim heroik dhe kujdes prej okulisti për të pastruar "ujin e pistë" edhe nga vetë institucionet e veta të qeverisjes së gjyqësorit. 

r.k./Shqiptarja.com