'Dritëhijet e dosjes së 21 janarit'

29 Maj 2021, 07:42

Gazetari Fatos Mahmutaj tha se pas ngjarjes, prokurorët të cilët kishin në dorë hetimet, i morën vetëm një deklaratë të shkurtër nga Spitali "Nën Tereza" ku ai po kurohej pasi u plagos në dorë. Ai sqaron se me ta ra dakord që pas disa ditësh do të thirrje për të dhënë më shumë detaje, por thekson se një gjë e tillë nuk ndodhi kurrë. Ish-kryetari i Bashkisë së Përmetit, Gilberto Jaçe, i cili është dhunuar gjatë protestës së 21 janarit 2011, i ftuar në 'Pa Protokoll' në Report Tv, u shpreh se me rihapjen e hetimeve është shansi që të vendoset drejtësia deri në fund. Në emisionin 'Pa protokoll' në Report Tv u diskua nga të ftuarit çështja e rihapjes së hetimeve të 21 janarit. Të ftuar ishin avokati Genc Gjokutaj, juristi Indrit Vokshi, gazetarja Keti Banushi dhe gazetari i plagosur më 21 Janar Fatos Mahmutaj, nëpërmjet një lidhje me Skype. Ndërkohë që një tjetër lidhje me skype do të ketë me Gilberto Jaçe, ish-kryetar i Bashkisë Përmet, edhe ky i dhunuar me 21 janar.