Në studio me Kesiana Meshau, 17- vjeçarja e cila u vlerësua me dy çmime në spektaklin e bukurisë: “Miss Publiku” dhe “Miss International”, ku do të përfaqësojë Shqipërinë në Egjipt. Së bashku me mamanë e saj Brunilda Meshau, rrëfejnë marrëdhënien e tyre të veçantë!
Vetëm pak ditë më parë në Tiranë u organizua spektakli “Miss Shqipëria” i Petri Bozos, ku morën pjesë 25 vajza bukuroshe nga e gjithë Shqipëria. Njëra prej tyre është Kesiana Meshau, e cila u kurorëzua me dy çmime. Si fituese e çmimit 'Miss Internatinal', së shpejti Kesiana do përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin e Bukurisë në Egjipt. Ajo rrëfen emocionet dhe përgjegjësinë e këtij përfaqësimi dinjitoz.
Në studion e 'Rreze Dielli' vajza bukuroshe shoqërohet me mamanë e saj, Brunilda Meshau, e cila nuk është një figurë e panjohur për publikun. Ajo është një nga finalistet e spektaklit Hell's Kitchen. Nënë e bijë, tregojnë marrëdhënien e tyre shumë të lidhur dhe të veçantë, për të cilën shprehen se janë më shumë se shoqe duke qenë se diferenca në moshë e tyre nuk është shumë e madhe.