Në studion e Rreze Dielli, dy baballarë të rinj rrëfyen eksperiencën e tyre në prindërim. Rezart Cenaj, ekspert komunikimi dhe Iris Selimi, ndihmës trajner i Kombëtares Shqiptare, rrëfyen sfidat me të cilat përballen në kohët moderne prindërit shqiptarë dhe rolin që ka babai në kujdesin ndaj fëmijëve, duke njohur edhe nevojat e bashkëshorteve. Baballarët ndanë momente nga përditshmëria me fëmijët duke treguar se cilat janë detyrat apo punët që ata dinë të bëjnë më së miri dhe sa ka ndryshuar jeta e tyre me ardhjen në jetë të fëmijëve. Në ditët e sotme jemi mësuar ta shikojmë dhe konceptojmë ndryshe shtëpinë dhe familjen - u shpreh Rezarti. Ndërsa Iris Selimi, tregoi si e nisi ditën e sotme duke u kujdesur për ushqimin e më të voglit të familjes, djalit të tij, të cilin pasi e ushqeu dhe veshi, e shoqëroi për në kopësht.
Jemi mësuar ta shikojmë gjithmonë nënën në shtëpi duke pastruar e gatuar, kujdesur për fëmijët e kështu me rradhë… Për shoqërinë tonë ende është e vështirë të perceptohet një nënë edhe si një grua në karrierë. Gjithsesi roli i babait sipas studimeve është shumë i rëndësishëm në mirërritjen e fëmijëve, vetbesimit të tyre e po ashtu karrierës së gruas dhe lumturisë së saj.