‘E bëj unë burgun e Tik Llallës, le t’më japin 5% të pasurisë së tij’, revolta e qytetarit për pronat e zyrtarëve

30 Maj 2021, 11:11

Një prej telefonuesve në emisionin e mëngjesit “Shtypi i ditës dhe ju” ka folur për pandëshkueshmërinë e politikanëve. Ai nuk është dakort që ata të hynë në burg, por t’u merret pasuria dhe t’u shpërndahet njerëzve të varfër. Madje dha edhe një propzim të çuditshëm duke u shprehur se e bëj unë burgun e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, jo 2, por 4 vjet, mjafton të më japin mua 5% të pasurisë së tij!