Në studion e 'Rreze Dielli" në skype nga Kalifornia me Besjana Mullahi, konsulentja financiare e cila ndihmon fëmijët shqiptarë duke sjellë para dhe ndihma përmes një Fondacioni të krijuar prej saj.
Besjana Mullahi, është konsulente financiare, jeton dhe punon në Kaliforni prej shumë vitesh. Profesioni i saj ka të bëjë me këshillat që ajo u jep klientëve që duan të investojnë në treg. Përveç angazhimit profesional, Besjana ka themeluar Fondacionin “Me Zemër” së bashku me disa miq të saj, të cilët ndajnë qëllimin për të ndikuar pozitivisht në grupet më vulnerabël në Shqipëri dhe Kosovë. Fokusi janë kryesisht gratë dhe fëmijët në nevojë. Vizioni i tyre është që të gjithë ata që e vlerësojnë kulturën shqiptare mund të sfidojnë vështirësitë ekonomike rajonale të shumë familjeve në nevojë duke kontribuar në mënyrë domethënëse.
Besjana Mullahi rrëfen dhe pasionin e saj për pianon trashëguar nga i ati, kompozitori i njohur Gazmed Mullahi.