“E dashurova dhe lashë shkollën, nuk e dija cfarë më pristë”/Pa Gjurmë sjellë dramën e 25 vjeçares

16 Shtator 2020, 19:27

U dhunua nga bashkëshorti e më pas e u braktis nga të gjithë. Quhet Esmeralda Bega dhe drama e saj ka nisur që në moshën 16 vjeçe kohë një të cilën, nisi një mardhënie dashurie me një person afro të 30-ve, dhe u bë nënë. Historia e saj, u rrëfye sonte në emisionin “Pa Gjurme” ku mes lotësh, e reja tregoi se si të gjithë e kishin braktisur, së bashku me djalin minoren. Sot, ai është bërë 10 vjeç dhe ka vite pa e takuar babain, pasi ky i fundit, ka treguar jo vetëm mungesë interesi, por që nga momenti i largimit, nuk jep asnjë detyrim ushimor për fëmijën. Esmeralda rrëfen më dhimbje gjithcka ka kaluar, pasi për shkak të moshës shumë gjëra nuk i kishte kuptuar. “Ish bashkëshortin e njoha që në moshën 15 vjeçe, pas 3-4 muajsh, me kërkesë të tij, vendosëm të bashkjetonim edhe pse ai atë kohë ishte 30 vjeç. Në fillim shkonim mirë, deri në momentin që mbeta shtatëzënë, pastaj lindën debatet dhe ai nisi të ushtronte dhunë. Që nga ajo kohë filloi të përkëqësohej raporti jonë se ai dhe familja e tij, nuk kishin mundësi të mbanin fëmijën”- u shpreh e reja në studio. Ndër të tjera 26 vjeçarja rrëfen se pas dhunës së ushtruar, kushteve shumë të vështira të jetësës e me djalin 8 muajsh në krahë, ajo mori një vendim tepër të vështirë. “Kur djali bëri 8 muajsh, isha e torturuar nga dhuna, prandaj vendosa të largohesha sepse ai nuk punonte por vetëm kosnumonte shumë alkool. I thashë nënës me merr me vete, këtu nuk jetoj dot më. Në polici nuk shkova ta denoncoja kisha frikë, isha vetem 16 vjec. Nëna më mori me vete” Por çfarë mund të bëjë një vajzë minorene, vetëm 16 vjeçe me një fëmijë 8 muajsh në krahë? E vetmja zgjidhje e saj ishin prindërit, që dikur e kishin lejuar të lidhte jetën me nje përson 30 vjeçar. “Në familjen e prindërve jetova disa vite, mes debatesh e pamundësisht për të ndërtuar një jetë të qetë, pasi babai konsumonte shumë alkool, deri sa goditja më e madhe ishte në tërmetin e 26 nëntorit, ku familja mori një shtëpi tjetër me qera ndërsa mua më braktisën në atë godinë që edhe sot e kësaj dite qëndroj me djalin 10 vjeçar. Aktualisht jam e pa punë dhe askush nuk i kthen sytë nga unë…Babai i djalit u bë disa vite që nuk e takon djalin dhe as detyrim ushqimor nuk i jep”- rrefeu 25 vjecarja në studio. Pas rrëfimit, ajo ju drejtua instutucioneve dhe bizneseve private ti jepnin mundësi për një vend pune, pasi e kishte të pamundur të siguronte ushqimin për djalin e saj 10 vjecar.