E martuan 15-vjece me fqinjin/ Dhunohet e mitura me litar nga burri, prindërit e pranuan në familje kur vajza tentoi vetvrasjen

8 Janar 2021, 19:48

Ai ishte fqinji, i sapo ardhur nga një qytet tjetër i Shqipërisë. Pa përkrahje, mes një mentaliteti të ndrydhur, shkak për të cilin shumë gra nuk marrin guximin për t’i thënë stop dhunës, Entela Ballo (emër i vendosur nga redaksia) nga Burreli vendosi t’i drejtohet një dere që qëndron gjithnjë e hapur. Në emisionin ’Pa gjurmë’, nëna e një vajze denoncon për herë të parë 3 vitet e torturës, me ditë e netë të tëra e pangrënë, në një familje tek e cila nuk gjeti kurrë qetësi.

’Mbeta shtatzanë në moshën 16 vjec e gjysëm. Kur e mori vesh vendosi të shkonte në Greqi. Unë isha 6 muajshe shtatzanë dhe kur u kthye në Shqipëri ishte tjetërsuar. Hynte në lokal dhe nuk dinte të vinte më, deri në orën 12 të darkës. Alkoolin e pinte por kurrë nuk kishte dalë hapur. Familja e tyre asnjëherë nuk më përkrahën. Kur lindi vajza nuk donte t’ja dinte se kishte fëmi apo jo. Kam vuajtur kaq shumë, aq sa nuk mundem t’i kujtoj momentet që kam përjetuar. Më ka tortuar për tre vite me radhë, ditë, muaj. Durova, se mendova një ditë do të ndryshonte. Mos më keq u bë edhe kur u bë baba. Për dy vite me radhë nuk u tregova prindërve. Edhe pse isha shumë e re, pa bukë kam jetuar me ditë të tëra. Nuk i tregoja as nënës, nuk e merrja dot guximin. Një ditë që kishte hyrë shumë borxh, më rrahu edhe me litar. Më ishte bërë trupi gjithë shenja. Vjehrra ishte në shtëpi dhe nuk reagonte. Pastaj shkova tek mami dhe i tregova cfarë po vuaja. As në polici nuk denoncova asnjëherë, se mendoja vetëm për babain’.

Nëna e një vajze nuk bëri kurrë celebrim, për shkak të moshës, kohë kur ai i shkatërroi fëmijërinë e saj. Ishte vetëm 18 vjece kur vendosi të hiqte dorë, për t’i shpëtuar dhunës, ndërsa tentoi të kryejë vetëvrasje. Edhe pse ata nuk pranuan që Entela të ndahej prindërit ia hapën derën, aty ku Entela ka jetuar prej 10 vitesh, që kur u nda nga bashkëshorti.

’Nuk e dija nëse në mëngjes do të zgjohesha gjallë. Prej ditës që jam ndarë deri më sot ai nuk u interesua kurrë për vajzën. Babai nuk e pranoi që unë të hiqja dorë prej tij, më thoshte duro. Unë isha thjesht një shërbëtore aty, asgjë tjetër. Ai s’ka lënë gjë pa bërë. Fëmijërinë time ma ka shkatërru. Që nga ai moment unë jam bërë gjysëm njeriu. Nuk kishte natë që të mos më shkonte gjaku në fytyrë. Asgjë nuk i kam bërë. Një ditë kishte pirë aq shumë, saqë derën e shtëpisë nuk e mbante mend. I fola dhe më ka goditur, mesa forcë kishte. Atë moment i thashë: Ta di që vdes edhe pse pa përkrahje, se të rri këtu me ty. Aq shumë isha mërzirtur saqë nuk doja më të jetoja. Ka qenë ky moment, kur kam dashur të bëj vetëvrasje, më gjeti motra ime më e vogël. Më pas prindërit më hapën derën, për të jetuar me ta. Vajza ishte 1 vjece. Më është plasur zemra. Kunetërit kanë një urrejtje ndaj vajzës sime edhe pse e kanë mbesë. Ata ndodhen afër prindërve dhe për 10 vite gjejnë konfliktin më të vogël, për ta cuar babain në rajon’.