E pazakontë, kërkohej prej më shumë se 1 muaji, ‘i humburi’ telefonon live në ‘Pa Gjurmë’: Jam mirë, punoj si çoban

30 Prill 2021, 16:39 | Përditesimi i fundit: 2021-04-30 18:42:41

Rezultonte i humbur që prej 18 marsit të këtij viti, Bledar Salinja telefonon papritur live në emisionin “Pa gjurmë” në Report Tv. Prej ditësh ai kërkohej në program nga ish bashkëshortja dhe djali i tij, ndërsa sot surprizoi jo vetëm familjarët por edhe vetë moderatoren Odeta Dume duke telefonuar dhe thënë se ishte mirë dhe se nuk kishte humbur.