E rrallë | Çifti 80 vjeçar martohen në Tiranë, emocionon Zamira: Ja pse u martuam në këtë moshë

16 Tetor, 12:44 | Përditesimi: 16 Tetor, 12:44

72 vjeçe, por sot ndihet si një vajzë që po bëhet nuse për herë të parë. Zamira Demce po përgatitet për ditën që ka pritur prej vitesh. Në sallonin Linda Beauty Center, gjithçka është gati: grimi, flokët dhe aksesorët që ajo i ka sjellë nga Italia. Pas kësaj pamjeje festive fshihet një histori jete e jashtëzakonshme. Një histori dashurie, por edhe një histori mbijetese. Historia e saj ndryshoi krejtësisht në vitet ’90, kur, në moshën 22-vjeçare, u përball me një diagnozë të rëndë: kancerin. Mjekët në Shqipëri nuk mundën ta trajtonin dhe Zamira u nis drejt Italisë. Pas trajtimeve dhe kimioterapisë, ajo arriti të mposhtë sëmundjen dhe vendosi të ndërtonte jetën e saj në Itali, aty ku do të takonte njeriun me të cilin do të ndante dekada të jetës Xhanfranko Belineli. Ata kanë kaluar rreth katër dekada krah njëri-tjetrit, duke ndarë jetën, vështirësitë, gëzimet dhe mbi të gjitha respektin. Sot, Zamira 72 vjeçe dhe Xhanfranko 80 vjeç, kanë vendosur ta kurorëzojnë këtë dashuri me martesë.  

MC/Shqiptarja.com