Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report Tv me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja folëm për shëndetin mendor. Si të kemi një tru të shëndetshëm dhe kujtesë të fortë.
“Parandalimi i sëmundjeve të sistemit nervor është çelësi i gjithçkaje”, shprehet Ylli Merja. Së pari duhet të kuptojmë cilët janë faktorët që ndikojnë në çrregullimin e shëndetit mendor. Sipas Ylli Merja disa nga faktorët janë: çrregullimi i qarkullimit të gjakut; çrregullimet në tretje dhe ato hormonale; trashëgimia familjare; parazitët në organizëm ose probleme me florën bakteriale; problemet me çervikalen, një posturë jo e duhur sjell shqetësime pasi nuk furnizon trurin me gjak; mungesa e mikroelementeve vitaminë B3, B6, W3 W6, acide yndyrore-omega 3.
Për herë të parë në studion e “Rreze Dielli”, Ylli Merja prezanton një bimë e cila zë një vend të veçantë në tempullin e bimëve. “Fuqia e natyrës është e gjithanshme! Unë kam zbuluar një bimë që quhet hipofae, e cila është me të vërtetë shumë e nevojshme për sistemin nervor, frenon aq shumë plakjen e sistemit nervor. Nëse këtë bimë e shtypim ashtu siç shtrydhen ullinjtë jep një si vaj të kuq. Kjo bimë ka Koenzimën Q10, e cila është mjaft e shëndetshme për zemrën dhe trurin, pasi sistemi nervor është i lidhur direkt me zemrën dhe sistemin e tretjes” thekson Merja.