E strehoi në kohën e luftës, pas 21- vitesh familja kosovare kërkon të surprizoi familjen shqiptare

3 Dhjetor 2020, 17:59

Nurie Zogaj nga Kosova nuk e ka harruar kurrë ndihmën që i dha familja Rustemi nga Tirana, në kohën e eksodit të vitit 1999, kur ata u strehuan në zonën e oxhakut në kryeqytet. Nuria ishte 38-vjece asokohe, kur bashkë me katër fëmijët ku më i madhi ishte 9 vjec dhe më i vogli 7 muajsh, u shpërgulën nga Kosova për t’i shpëtuar luftës nga agresori serb. Shtatzanë me fëmijën e pestë, Nuria bashkë me vjehrrën e saj, mbërritën në Tiranë më 20 prill. Ata morën një apartament në katin e tretë të një pallati, në zonën e oxhakut, aty ku u njohën me familjen Rustemi. Lonora Rustemi ishte nëna e dy vajzave, e cila bashkë me bashkëshortin e saj dhanë një ndihmesë të madhe për familjen kosovare. Ajo kërkon të rilidh kontaktet me familjen Rustemi, e cila me rikthimin e familjes Zogaj në Kosovë, më 25 korrik të vitit 1999 ia mbushën makinën plot me ndihma. Përvec kujtimeve Nuries i ka mbetur vetëm nje foto foto, ajo e motrës së Leonorës me djalin e vogël në prehër, foto e shkrepur në vitin 1999.