E zhdukur më 29 janar mbërrin dëshmia për Etleva Bicakun/Dyshohet se është parë në …

5 Shkurt 2021, 18:15

U largua nga shtëpia me 29 janar, kjo është vajza nga Lushnja e cila mban në ankth familjarët. Etleva Bicaku nga fshati Thanasaj i Lushnjes, u largua nga banesa të premten e kaluar më datë 29 janar. Që nga ai moment familjarët nuk kanë asnjë informacion për të edhe pse kanë bërë denoncimin në polici. E reja prej 6 vitesh vuante nga depresioni, ndërsa kohët e fundit kishte ndërprerë edhe mjekimet. Nëna e la të vogël, kur ajo ishte vetëm 13 vjece, një nga arsyet që rëndoi edhe gjendjen psikologjike të Etlevës. Një vajzë e shkëlqyer edhe në mësime, përfundoi edhe më keq pas ndarjes nga bashkëshorti 6 vite më parë, një ndarje të cilën ajo nuk do ta përballonte. 30-vjecarja u largua nga shtëpia rrëth orës 7 të mëngjesit, pa u vënë re nga askush, në kohën kur në banesë ishte edhe babai edhe vëllai i saj. Një vajzë e mbyllur në vetvete Etleva është një nga shtatë fëmijët e familjes Biçaku, ndërsa jetonte në shtëpinë e babait të saj, pas ndarjes më ish-bashkëshortin. Ditën që u zhduk mbante të veshur një xhup të kuq. 2 numrat tanë të kontaktit: Në cel: 069 99 55 698 si dhe në aplikacionet: WhatsApp dhe Viber Në tel: 0444 17 778 Në adresën tonë në facebook: Pa Gjurmë Report TV Në kanalin tonë në Youtube: Pa gjurmë Channel Cdo ditë në ekranin e Report Tv, ora 15: 00-16: 30