‘Edhe 100 nonës së protestës’, e moshuara feston ditëlindjen në bulevard

20 Nëntor, 21:19 | Përditesimi: 20 Nëntor, 21:19

Një protestuese e moshuar ka festuar ditëlindjen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Ajo është rrethuar nga protestues të tjerë që i këndojnë këngën e ditëlindjes, ndërsa dikush mban tortën ku shihen qirinjtë me numrin “20”.

“Edhe 100 nonës së protestës!”, shkruhet mbi tortë.

Me të fryrë qirinjtë, protestuesja shpreh edhe dëshirën: “Inshallah e hedhim”, duke iu referuar kërkesës për largimin e kryeministrit Edi Rama.

K.C/Shqiptarja.com