Ndërsa deputeti i Fierit Erion Mile publikoi një video nga tubimet, duke thënë se shumica e shqiptarëve janë të shqetësuar nga dhuna e protestuesve.
*“Kanë ndodhur protesta të dhunshme në të gjithë Europën. Dhe opozita atje është distancuar nga dhuna e përdorur, edhe ndaj Policisë. Policia nuk është e një partie politike, por e shtetit. E vetmja opozitë që nuk është distancuar është PD-ja. Fakti që ju jeni në krah të dhunës është për turpin e republikës sonë. Kur protesta ishte paqësore, edhe ju vetë jeni koshientë që kishte më shumë njerëz. Mos dëgjoni vetëm zhurmën e asaj pakice, dëgjoni edhe shumicën e heshtur”, tha mes të tjerash Erjo Mile.*















