‘Edhe unë po nuk kuptova gruan time...!’ Rama batuta me socialistet e Durrësit: Çyrykët votojnë kënetën! Të ikni ju një muaj, qyteti mbushet me të dehur e burrat me lesh!

21 Prill 2025, 19:03 | Përditesimi: 21 Prill 2025, 19:03

Kryeministri Edi Rama iu rikthye edhe një herë batutave ironike dhe metaforave për kundërshtarët, kryesisht burrat që mbështesin “kënetën” siç e tha ai.

“Sepse edhe unë po nuk kuptova gruan time, atëherë jam çyryk”, u shpreh ai duke shpjeguar pse prej disa ditësh ‘thumbon’ mbështetësit e opozitës dhe takohet me gra dhe vajza socialiste.

Kryesocialisti iu referua edhe shifrave, duke thënë se 56% mbështetësve të PS janë gra dhe vajza, teksa synimi është që anëtarësia e kësaj kategorie të jetë mbi 50%.

Duke bërë një krahasim se çfarë mund të jetë Durrësi pa gra apo pa burra, ai tha se nëse ato do iknin një muaj me kroçerë, burrat do mbuloheshin nga leshi dhe era e keqe dhe në qytet do kishte vetëm të dehur. Dhe e vijoi batutën e tij me rastin kur iknin burrat një muaj nga Durrësi, nëpër rrugë nuk do gjendej më asnjë bisht cigareje e hedhur.

r.k./Shqiptarja.com