Egi Bozo: Suksesi im është të gjej kohë për njerëzit e mi

13 Maj 2023, 22:12

Tradita vazhdon në “E ardhmja është vajzë” me Ermira Çaushollin. Sërish nënë e bijë na mbulojnë me emocione e rrëfime të papërsëritshme. Producentja Alda Bida flet për rrugëtimin e saj në botën e spektakleve në Shqipëri, dashurinë me Petri Bozon dhe lumturinë e rritjes së dy fëmijëve të mrekullueshëm. Vajza e saj Egi, tashmë vetë nënë e dy fëmijëve tregon sakrificat e saj për të gjetur kohë për familjen. Fjalë zemre sonte në Report TV, ora 21:00.