Në ditët e sotme flitet shumë për transformimin personal, ndaj shumë njerëz zgjedhin të kenë një mentor në jetën e tyre për ta ndihmuar në rritjen personale. Për të treguar historinë e transformimit të jetës së saj, në studion e "Rreze Dielli" ishte e ftuar Egla Shkurta, eksperte marketingu dhe motivuese. Ajo rrëfeu sesi njohja me partnerin e saj i ndryshoi jetën, pasi ai i ndikuar nga spiritualizmi e shtyu dhe e motivoi të merrte hapa drastike. Fillimisht duke lexuar çdo ditë një libër, e më pas gradualisht duke e implementuar në veten e saj si një ndryshim. "Një transformim personal ndodh kur ndryshoni mendimet, sjelljet dhe besimet tuaja për të zgjeruar vetëdijen tuaj dhe për të jetuar një jetë më të kenaqshme. Sigurisht nuk ndodh menjëherë, nuk është linear dhe është një proces pa mbarim, e mbi të gjitha të bën të kapërcesh shumë sfida"- u shpreh Egla.
Nga ana tjetër, si eksperte e rrjeteve sociale, Egla tregoi disa hapa sesi të rrisim ndjekësit në instagram, pa i blerë ato.