Ekskluzive/ Flet, nëna e 15-vjeçares së abuzuar nga roja e shkollës në Tiranë

14 Janar 2021, 17:53 | Përditesimi i fundit: 2021-01-14 18:43:54

Ekskluzive/Flet, nëna e 15-vjeçares së abuzuar nga roja e shkollës: Vajza u arratis nga Shqipëria, se nuk gjeti mbrojtje/ Avokatja: Abaz Doga s’mori dënimin maksimal, i ka borxh dy vite burg gjithë shoqërisë. Nëna e 15-vjecares: ’Edhe në ëndërr e kam parë shtëpinë, sikur kisha shku aty dhe thoja, mos dil në ballkon, mos dil në ballkon se na shohin. Kam qarë, në atë shtëpi nuk kthehemi më në Babrru, kurrë. Nuk shkoj dot as tek goca, se kam dhe gocën e madhe atje. Ia kemi lënë asaj, ta shohi, se i kemi marr nga atje gjërat që na duheshin. Ne nuk jetojmë më në Shqipëri, s’ka kuptim për ne, nuk kthehemi dot as në Babrru. S’kemi as lekë, kemi mbetur rrugëve. Në qershor na mbaron edhe kontrata e qerasë dhe dy herë na kanë thënë që do ju çojmë prapë atje. S’kemi c’të bëjmë, kam mbyll gojën nga halli. Të dy na kanë thënë edhe ata të bashkisë dhe ata të shoqatës, ata të CRCA-së. Na dhanë dorën, na thanë mirupafshim, mbaruam punë na thanë. Për vajzën është më mirë jashtë vendit. Këtu nuk po e merrte dot vehten. Nuk shkonte dot në shkollë. As mësimet nuk i bënte. Cfarë të bënim. Po shyqyr Zotit na doli kjo që të paktën u larguam. Dilte vetëm për kafe me vëllain, por me shoqe nuk shoqërohej më. E kam vuajtur problemin e vajzës dhe do ta vuaj akoma. Nuk do të më hiqet asnjëherë gjithë jetës. Njerëzit flasin sipërfaqësisht se nuk e mendojnë se cfarë kam unë në shpirt, Është shumë e rëndë, se është vajzë. Edhe djalë me qenë është fëmijë. Nuk krahasohet me asgjë kjo gjendje që kaloi vajza. Për vajzën është shumë e rëndë ndaj u larguan edhe djali edhe vajza. Kishin presione të vazhdueshme nga familjarët e atyre që janë dënuar. Atje është më ndryshe se është në mbrojtje atje. Ikën në mënyrë të jashtëligjshme atje’