Ekskluzive-Shfaqen fotot e gruas së humbur, shokojnë të birin/ Dyshohet për Albana Ymerin

31 Maj 2022, 20:00

Mateus Ymeri 29-vjeçar është një djalë në kërkim të nënës së tij. Albana Ymeri nga Korça humbi gjurmët më 21 tetor të vitit 2001, ndërsa la tek prindërit djalin e mitur. Ai u rrit nga gjyshërit dhe në moshën 12-vjeçare humbi përgjithnjë kontaktet me nënën. Në Greqi ku kishte emigruar prej kohësh njihej si Irini Ymeri, ndërsa bën telefonatën e fundit me të motrën ku i kërkon të birin, në telefon. Nga kjo telefonatë e shkurtër ajo i uroi suksese në shkollë, ndërsa Mateus përfundoi tek gjyshërit të cilët u kujdesën ta rrisnin vetë, në kushtet kur nëna nuk u bë me gjallë dhe babai krijoi një jetë tjetër. Sot është baba i dy fëmijëve, ndërsa emrin e saj ia ka vendosur vajzës së vogël. Publikimi I këtij rasti dhe apeli për ndihmë nga i biri solli reagimin e mjaft qytetarëve. Një dëshmi e rëndësishme që mbërriti në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV hedh dritë mbi e fatin e gruas së zhdukur në moshën 22-vjeçare. Dëshmitari sjell një foto ekskluzive nga Selaniku, për të cilën dyshon se është Albana Ymeri sot 49 vjeçe. Dëshmitari: Shiko është një grua këtu që rri ruan mace. Flas nga Selaniku. Edhe thashë mos ishte ajo. Tani do t’ju thuash familjarëve, kjo mbante kafshë? Mban mace këtu, rri nëpër këto shtëpitë e vjetra të Selanikut. Është endacake. Gjuhë të huaja dinte kjo? Gazetari: Ngjason personi me këtë foton që ju patë? Gazetari: Është pak më e dobët, po mirë ajo është e vjetër tani është e thinjur. Gazetari: Po personi që është aty, di gjuhë të huaja? Dëshmitari: Di gjuhë të huaja po prandaj po them, kjo gruaja Gazetari: Çfarë gjuhësh di? Dëshmitari: Po nuk e di, di 2-3 gjuhë të huaja, se çfarë ngatërron, “më sjell para nga Amerika vëllai…” Gazetari: Po ndonjë detaj tjetër që mund t’ju ketë treguar apo keni dëgjuar ju nga kjo zonja që është endacake? Që edhe ne të kontaktojmë familjarët dhe të bëjmë verifikimin Dëshmitari: “Unë kam vëllain në Amerikë”,- thotë ajo, “më dërgon paratë dhe blej gjëra për macet”. Ajo po të kishte para zinte shtëpi me qira, nuk flinte pa korent pa ujë në këto shtëpitë pa leje që janë bërë në kohën e… Gazetari: E kuptoj! Po ju e hasni çdo ditë, e hasni shpesh? Dëshmitari: Po 1 në dy ditë e has këtu Gazetari: A mund t’i bëni një foto të lutem ose një video që t’ja dërgojmë familjarëve që ta bëjnë verifikimin siç duhet? Dëshmitari: Do mundohem Gazetari: Po për emrin çfarë ju thotë ajo? Si quhet? Dëshmitari: Po emrin njëherë Lindita njëherë…nuk e ka mbajtur të saktë emrin Gazetari: Ndoshta ka probleme me shëndetin mendor?! Dëshmitari: Pak ka ajo, por duket që është e shkolluar